Re: Perdorimi i Internetit ne Vendet Tona (Pak Statistike)



Në artikullin news:576kriF2c2shmU1@xxxxxxxxxxxxxxxxxx,
Y. Mulakaj <ymulakaj-socculturealbanianmars2007@xxxxxxxx> shkroi:

Përdorimi i internetit është një indikator i qartë i progresit
ekonomik dhe shoqëror në përgjithësi.
Po te ne si është puna, të shohim pak statistikë. Bie fjala 52% e
italianëve e përdorin internetin dhe 34% e grekëve, 18% e malazezëve
dhe 12% e serbëve. E te ne kemi këto statistika:
Maqedonia = 19%,
Kosova = 9% dhe
Shqipëria = 6% !!!
Shihet qartë se prapambetja jonë është tepër e dhimbshme, pa shpresë?!

Prapambeturia e trojeve shqiptare është tejet e kuptueshme si një rrjedhojë
e historisë së mirënjohur shqiptare, ndonëse nuk duhet të jetë e pranueshme.
Megjithate kjo prapambeturi, si një pasqyrim i krizës së madhe ekonomike në
këto troje, duhet të nisë të zbehet së shpejti, duke i lënë vend përparimit
nëpërmjet ndërtimit të shtuar të infrastrukturës. Në rastin e Shqipërisë
gjasat në këtë drejtim janë shumë më të mira se sa në p.sh. Kosovë ose
"Maqedoni", sepse Shqipëria pikësëpari -- dhe ky është një faktor më i
rëndësishëm se interneti si pjesë e vogël e infrastrukturës në zhvillimin
ekonomik -- ka më tepër vende pune dhe veprimtari afariste se sa Kosova, po
edhe se sa "Maqedonia", edhepse këto të fundit kanë patur shumë më tepër
ndihma nga shtetet e huaja se Republika e Shqipërisë. Mbaj në mend se një
pjesë e konsiderueshme e kosovarëve shkojnë në Republikë për të gjetur punë
dhe një pjesë e konsiderueshme biznesmenëve shqiptarë nga "Maqedonia" nuk i
drejtojnë më sytë nga bregdeti kroat, po pikërisht nga bregdeti shqiptar, që
si bregdeti më pak i eksploatuar në Mesdhe së shpejti pritet të pësojë një
zhvillim të përshpejtuar, me një bum të paparë ekonomik për Shqipërinë dhe
për tërë rajonin. Do të thosha se Shqipëria është aktualisht një ndër vendet
më interesante në Evropë për investime afatshkurtëra dhe afatgjata; dhe vetë
jam duke kërkuar të blej ndonjë pronë të patundshme në bregdetin shqiptar.
Kush blen patundshmëri tani në Shqipëri, do të mundet të ketë përfitime të
mëdha brenda një afati aq të shkurtër sa dy vite, nëse nuk do të presë më
gjatë për përfitime edhe më të mëdha; sepse që tani, qarqe të ndryshme
investitore me veprimtari në bregdetin francez dhe italian, janë duke blerë
pjesë të mëdha të bregdetit shqiptar, për ndërtime të mëdha turistike. Në
sajë të kësaj, interneti është një gjë dytësore që rregullohet lehtë.

Po një gjë tjetër tani. Përse ti shpesh përdor pikëpyetje në fund të fjalive
që janë të konstruktuara si pohime dhe jo si pyetje? Kur lexohen postimet e
tua, fitohet përshtypja sikurse ti nuk guxon të pohosh diçka, dhe prandaj e
lë pohimin pezull si një pyetje çalamane. Kjo e krijon përshtypjen e
pasigurisë së madhe në diskutim. Apo ti mbase nuk poston për diskutim, po
vetëm për ndonjëfarë "publikimi"? Nëse është ashtu, do të të këshilloja të
hapësh një blog.

S


.